Fillon numërimi i votave nga jashtë Kosove
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve(QNR), ka filluar numri i fletvotmieve nga jashtë Kosovës, skatësisht votimet në përfaqësi diplomatike.
Votimi në përfaqësitë diplomatike ishte zhvilluar më 6 qershor në gjithsej 30 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës.
Nga 27,724 persona të regjistruar, kanë votuar 22,860 prej tyre apo 82.46% dhe këto fletëvotime do të përfshihen në numërim.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit në përfaqësi diplomatike. Më 6 qershor 2026, në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës, është zhvilluar votimi për shtetasit e regjistruar paraprakisht për të votuar fizikisht në ndonjërën nga këto misione diplomatike. Nga 27,724 shtetasit e regjistruar, kanë votuar 22,860 prej tyre apo 82.46% dhe këto fletëvotime do të përfshihen në numërim”, tha ndër të tjera Elezi./Nacionale