Fillimi i hetimeve ndaj Martin Berishajt, deputetja e PDK-së: Dorëheqja nuk mjafton - NACIONALE

Fillimi i hetimeve ndaj Martin Berishajt, deputetja e PDK-së: Dorëheqja nuk mjafton

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerat Deliu-Kodra, ka komentuar lajmin e gazetës Nacionale, i cili tregon se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, për raportim të rremë të pasurisë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se pas nisjen se hetimeve dorëheqja e ambasadorit nuk mjafton.

Sipas saj, urgjentisht duhet të hetohet edhe për paratë që i ka marrë nga Serbia dhe ku kanë përfunduar ato.

Prokuroria paska nisur hetimet ndaj Martin Berishajt. Presidentja Osmani, kryeministri Kurti, ministrja Gërvalla, ministrja Haxhiu, komplet shteti, i madh e i vogël në VV-në tash e disa muaj janë duke e marrë nën mbrojtje Martin Berishën! Tani dorëheqja nuk mjafton! Urgjentisht duhet të hetohet edhe për paratë që i ka marrë nga Serbia dhe ku kanë përfunduar ato. Çka është gjithë ky investim i Qeverisë dhe VV-së për të mbytur të vërtetën?”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme