Fidan: Turqia e ka mbështetur historikisht pavarësinë e Kosovës, është obligim historik - NACIONALE

Fidan: Turqia e ka mbështetur historikisht pavarësinë e Kosovës, është obligim historik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Hakan Fidan, ministër i Punëve të Jashtme i Turqisë, ka folur në lidhme me raportet e shtetit turk me Kosovën.

Siç raporton AA, Fidan ka deklaruar se Turqia e ka përkrahur historikisht Kosovë dhe se do ta bëjë të njëjtën gjë edhe tani.

"Ne jemi një vend që historikisht e kemi mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë", tha Fidan, duke shtuar se sa i përket Bosnjë dhe Hercegovinës, shteti turk do të mbështesë çdoherë sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit boshnjak.

Tutje, Fidan ka deklaruar se është “obligim historik” i Turqisë që të ketë raporte vëllazërore me Kosovën dhe Bosnjën e Hercogovinën.

"Të kesh marrëdhënie vëllazërore me BeH-në dhe Kosovën, që është obligimi ynë historik, por të vendosësh marrëdhënie të mira edhe me Serbinë, është reflektim i lidershipit të fuqishëm politik", shtoi Fidan, duke ritheksuar se mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe BeH-së.

Lajme të ngjashme