Fevziu tregon se si e “paralajmëronte” Hashim Thaçin se koha e tij në politikë po perëndonte
Blendi Fevziu, gazetar i njohur, erdhi në Prishtinë. Arsyeja, sigurisht, është lehtë e rrokshme. Fevziu, kësaj radhe nuk erdhi për të intervistuar, por për të promovuar librin e tij me titull “Takimet e mia me..”. Përtej përshkrimeve e shpjegimeve për personazhet e librit, Fevziu foli edhe për disa prej figurave më të njohura të politikës në Shqipër e Kosovë.
Gazetari i Nacionales e pyeti Fevziun për fatin disi të përbashkët të Hashim Thaçit dhe Sali Berishës, njëri i paraburgosur në Hagën ga Gjykata Speciale, ndërsa tjetri në prag të arrestimit nga SPAK-u.
Në përgjigjen e tij, Fevziu theksoi se i konsideron edhe Thaçin, edhe Berishën, duke treguar edhe disa rrëfime interesante nga bisedat private që kishte vite më parë këto dy personalite. Gazetari nga Shqipëria tregoi se çfarë i tha Thaçit vite më parë.
“Duhej një kozhinetë që të lidhte këtë grup që dilte nga lufta me të rinjtë që 20 vite pas luftës kishin një jetë tjetër, një qasje tjetër, që nuk e kishin jetuar luftën. I kam thënë gjithmonë koha është e pamëshirshme. Ti jeton akoma me luftën, me lavdinë, por vjen një brez i tërë që nuk e ka ndjekur luftën, mund të jetë 20 vjeç, që kanë qenë fëmijë dhe nuk kanë të njëjtën përqasje.” – deklaroi Fevziu, transmeton Nacionale.