Fevziu tregon historinë e Papa Albanit me prejardhje shqiptare, paraardhësit e tij ishin luftëtarë të Skënderbeut - NACIONALE

Fevziu tregon historinë e Papa Albanit me prejardhje shqiptare, paraardhësit e tij ishin luftëtarë të Skënderbeut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Blendi Fevziu, gazetar nga Shqipëria dhe autori i emisionit “Opinion”, ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook, ku ka treguar një histori jo aq të dëgjuar në lidhje me Papa Klementin.

Në videon e tij, Fevziu tregon historinë dhe prejardhjen e Papës me prejardhje nga Shqipëria.

Papa Klementi i XI, që ishte i lindur me emrin Xhovani Franceso Albani, ishte papa i vetëm deri më tani i njohur me prejardhje shqiptare, ndërsa u bë papë në vitin 1700.

“Pak veta e dinë, fakt nuk është fort publik, që shqiptarët kanë pasur edhe një papë, Papa Klementi i XI, ose Papa Albani” – thotë Fevziu.

Ndërsa bashkëfolësi i tij, tregon se mbiemri i paraardhësve të Papa Albanit ishte Laçi.

“Nuk është e sigurt, nuk është e saktësuar përfundimisht, por mbiemrin familja kur shkoi në Itali, pra familja parardhëse, të cilët ishin pjesë e luftëtarëve të Skënderbeut, që kishin luftuar dhe kanë shkuar në Itali pas pushtimit turk. Dhe e kishte mbiemrin Laçi” – deklaron ai.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme:

Lajme të ngjashme