Fevziu: Raportet Kosovë – Shqipëri janë në ditët më të këqija, fajtor Kurti dhe Rama - NACIONALE

Fevziu: Raportet Kosovë – Shqipëri janë në ditët më të këqija, fajtor Kurti dhe Rama

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.

Autori i emisionit “Opinion” ka thënë se për shkak të tyre raportet e Kosovës dhe Shqipërisë janë në ditët më të këqija.

Sipas tij, raportet në këtë pikë i ka sjell kokëfortësia e dy kryeministrave.

Raportet mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit s’më interesojnë fare. Puthen a shahen është problem i tyre. Çështja është se raportet mes Shqipërisë e Kosovës, në nivelin më të lartë të ekzekutivit, janë në ditët më të këqija që unë mbaj mend në karrierën time. Kurrë s’kanë qenë kështu. Unë mendoj se thelbi është në atë që janë të dy protagonistë dhe personazhe shumë të ndryshëm. Deri në atë pikë, sa kokëfortësia, nuk i lejon as të ulin protagonizmin personal dhe të kuptojnë se aty nuk janë si individë, por si përfaqësues të dy pjesëve të një kombi”, ka thënë Fevziu në një intervistë për portalin “Demokracia”.

Lajme të ngjashme