Fetai për incidentin e Osmanit në Shkup: Ishte përpjekje për anulimin e vizitës së Kurtit - NACIONALE

Fetai për incidentin e Osmanit në Shkup: Ishte përpjekje për anulimin e vizitës së Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatë muajit të kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u përball me një incident në Maqedoni të Veriut, duke u ankuar për sjellje jo të mirë të stafit të aeroportit.

Arben Fetai, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka bërë një interpretim interesant të krejt kësaj situate.

Sipas Fetait, incidenti u shkaktua që të anulohet vizita e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoni të Veriut.

“Në këtë 75 ditësh që po e lëmë pas ka patur disa përpjeke për destabilizim. E para ishte transiti i presidentes së Republikës së Kosovës në aeroportin e Shkupit, transit i cili u karakterizua me tensione të shumta, siç kemi dëgjuar në media, që sipas meje ishte një përpjekje për të ndikuar në anulimin e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në vendin tonë, që ishte vizita e parë e një kryeministri në vendin tonë” – ka thënë Fetai.

Lajme të ngjashme