Fetahu për Kushtetuesen: Kalkulimi politik i tyre çoi vendin në zgjedhje, dhe në nxjerrjen e dekreteve jokushtetuese - NACIONALE

Fetahu për Kushtetuesen: Kalkulimi politik i tyre çoi vendin në zgjedhje, dhe në nxjerrjen e dekreteve jokushtetuese

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Avokati Faton Fetahu, ka deklaruar se mosvendosja e masës së sigurisë nga Kushtetuesja ndaj kërkesës së Listës Serbe për çështjen e nënkryetarit serb të Kuvendit ka qenë, sipas tij, “kalkulim politik” që ka prodhuar pasoja kushtetuese dhe e ka çuar vendin në zgjedhje.

Në emisionin “Konfront” në KTV, Fetahu tha se Gjykata Kushtetuese nuk e ka përmbushur funksionin e saj, duke nxjerrë aktgjykime pa efekt juridik dhe duke mos reaguar në kohë ndaj kërkesës për masë sigurie pas seancës së 10 tetorit, kur u zgjodh Nenad Rashiq nënkryetar i Kuvendit. Sipas tij, kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në nxjerrjen e dekreteve “jokushtetuese”, përfshirë nominimet për kryeministër dhe vendimin për zgjedhje.

Fetahu vlerësoi se po të ishte vendosur masa e sigurisë, Kuvendi do të kishte pasur mundësi ta korrigjonte situatën.

Ai kritikoi ashpër edhe kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, duke e quajtur “shkelësin më të madh të Kushtetutës” në këtë rast, për shkak të mënyrës se si u administrua procesi i zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb.

Lajme të ngjashme