Festivali i Jazz në veri: Serbët e presin me ofendime kryetarin Erden Atiq
Në veri po bëhen përgatitjet për hapjen e festivalit “Mitrovica International Jazz Days”.
Aty është parë një grup serbësh në qendër të sheshit.
Kur shkoi në shesh Erden Atiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut, serbët nisën ta ofendojnë e vërshëllejnë.
Këtë vit festivali po zhvillon edicionin e tretë. Dy edicionet e kaluara janë mbajtur në Parkun e Qytetit në Mitrovicën e Jugut, ndërsa për herë të parë një nga netët po organizohet në qendër të Mitrovicës së Veriut. Festivali do të mbahet nga 8 deri më 10 gusht: nata e parë në veri, ndërsa dy netët e tjera në jug, sipas mediumit serb “Radio Mitrovica e Veriut”.