Festa e Halloween në Korenë e Jugut, 59 të vdekur e 150 të tjerë të plagosur - NACIONALE

Festa e Halloween në Korenë e Jugut, 59 të vdekur e 150 të tjerë të plagosur

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Zyrtarët kanë njoftuar se në një përplasje mes turmave të mëdha të mbledhura për Halloween në Seul, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa janë plgosur 150 të tjerë.

Nga raportimet e mëhershme u tha se në vend të ngjarjes janë parë punonjës të urgjencës duke kryer CPR dhe shpëtimtarë që përpiqeshin të tërheqin njerëzit e bllokuar nën të tjerët.

Ndërsa, nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar incidentin, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka thirrur një takim urgjent.

Është bërë e ditur se turmat ishin mbledhur për festimet e para të Halloween, ndërsa përplasjet mes tyre kanë lënë shumë persona me probleme të frymarrjes.

Është raportuar po ashtu, se në zonën që festohej Halloween-i, ka pasur të mbledhur rreth 100 mijë persona.

Lajme të ngjashme