Festa e birrës – “Peja” thekson dominancën në tregun shqiptar - NACIONALE

Festa e birrës – “Peja” thekson dominancën në tregun shqiptar

1 orë më parë

nga NACIONALE

Një histori që nis në vitin 1971, një traditë e ndërtuar ndër dekada dhe me një gamë të gjerë produktesh, marka u ofron vizitorëve mundësinë të shijojnë jo vetëm “Peja Pilsner”, por edhe variantet “Peja Chill”, “Peja Lager”, “Peja Helles” dhe “Peja Crudo”.

Me 31 stenda në hapësirat e reja të festës, “Birra Peja” është kthyer në një prej pikave më të frekuentuara nga vizitorët, duke i dhënë publikut mundësinë të zbulojë dhe shijojë të gjithë gamën e saj.

Erkin Bedo, menaxher i Marketingut për Shqipërinë për kompaninë “Birra Peja”, ka folur për historikun dhe zhvillimin e markës, e cila e ka nisur aktivitetin në vitin 1971 në Kosovë.

Bedo tha se pas disa dekadash aktivitet, në vitin 2014 “Birra Peja” kaloi në pronësi të Devolli Group, periudhë pas së cilës, sipas tij, kompania ka sjellë zhvillime dhe inovacione të ndryshme.

“Historia e Birrës Peja ka filluar në vitin 1971, kur në Kosovë ka filluar provimi dhe hapja e fabrikës. Pastaj ka pasur ndër këto vite deri në 2014-ën që ka kaluar në pronësi të Devolli Group. Nga 2014-a e mbrapa, që është pjesë e Devolli Group, ka pasur shumë zhvillime dhe inovacione të gjithanshme. Si për shembull, është e vetmja birrë shqiptare që ka mbi 5 kode birre me shije të ndryshme, si për shembull Peja Pilsner klasike që ne e njohim të gjithë, Peja Crudo, Peja Helles, Peja Chill, Peja Lager, etj”, shprehet Bedo.

Sipas tij, secili variant i “Birra Peja” është krijuar për t’iu përshtatur preferencave dhe shijeve të ndryshme të konsumatorëve.

Bedo shpjegon se Peja Chill është një birrë e përshtatshme për sezonin e verës, ndërsa Peja Lager dhe Peja Helles pozicionohen si birra premium. Peja Crudo është birrë e papërpunuar, ndërsa Peja Pilsner mbetet varianti klasik dhe më i njohur i markës.

“Këto pije janë specifike ndaj kodeve të ndryshme të birrës, në varësi të vendeve që janë prodhuar fillimisht si herë e parë, dhe pastaj përshtaten për shije të ndryshme. Për shembull: Peja Chill është një birrë verore; Peja Lager, Peja Helles janë birra premium; Peja Crudo është birrë e papërpunuar; Peja Pilsner pastaj është Peja klasike me atë që e njohim të gjithë Pejën“, thotë ai.

Festa e Birrës në Korçë është kthyer edhe këtë vit në një mundësi për “Birra Peja” që të prezantojë të gjithë gamën e saj për mijëra vizitorët që kanë zgjedhur t’i bashkohen eventit. Për kompaninë, kjo është një mundësi për të afruar konsumatorët me produktet dhe për t’i bërë ata të provojnë shijet e ndryshme të markës.

“Ne ndihemi shumë mirë, pasi është një eveniment dhe një festë ku ne të tregojmë produktin, që njerëzit të njohin të gjitha llojet e kodeve të birrës sonë, t’i prezantojmë ashtu siç duhet dhe njerëzit kanë mundësi të provojnë shijen e Birrës Peja në të gjitha formatet e saj. Dhe jemi shumë të kënaqur pasi organizimi është realisht shumë i bukur”, shton më tej Bedo.

Për të qenë sa më pranë publikut, “Birra Peja” është prezente në këtë edicion me plot 31 stenda.

Një prezencë që e rendit markën ndër kompanitë me shtrirjen më të madhe në festival dhe që, sipas përfaqësuesit të saj, është pritur mjaft mirë nga vizitorët.

“Këtë vit ne jemi lider në Festën e Birrës 2026 në Korçë, pasi jemi me 31 stenda prezent. Është pritur shumë mirë nga njerëzit dhe njerëzit janë duke e shijuar, duke u kënaqur dhe duke kaluar shumë mirë me shijen e Birrës Peja, absolutisht edhe me muzikën e bukur që ka në këtë festë”, përfundon ai.

Nga tradita mbi 50-vjeçare te risitë dhe shumëllojshmëria e produkteve, “Birra Peja” sjell në Korçë një gamë shijesh për të gjithë ata që duan ta shijojnë festën ndryshe. “Peja Pilsner”, “Peja Chill”, “Peja Lager”, “Peja Helles” dhe “Peja Crudo” janë pjesë e kësaj eksperience, ndërsa 31 stendat e markës e bëjnë “Birra Peja” më të preferuarën e këtij edicioni të Festës së Birrës.

Lajme të ngjashme