Ferronikeli konfirmon lëndimin e punëtorit: Nuk rrezikon assesi jetën e tij - NACIONALE

Ferronikeli konfirmon lëndimin e punëtorit: Nuk rrezikon assesi jetën e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Me anë të burimeve, Nacionale mësoi më herët se kishte ndodhur një aksident në NewCo Ferronikel në Drenas.

Tashmë, redaksia ka marrë përgjigje nga kjo kompani që konfirmon një gjë të tillë.

Sipas Ferronikelit, një punëtor ka pësuar lëndime të lehta fizike.

“Punëtorit i është ofruar ndihma e menjëhershme mjekësore dhe trajtimi i tij ka vazhduar edhe jashtë fabrikës për kontrolle më të detajuara. Lëndimet e marra nuk e rrezikojnë assesi jetën e tij.” - thuhet në këtë reagim.

Ata i kanë dëshiruar punëtorit shërim të shpejtë.

Reagimi i plotë:

Konfirmojmë që sot ka ndodhur një aksident brenda fabrikës së Ferronikelit, me ç'rast një punëtor ka pësuar lëndime të lehta fizike.

Punëtorit i është ofruar ndihma e menjëhershme mjekësore dhe trajtimi i tij ka vazhduar edhe jashtë fabrikës për kontrolle më të detajuara. Lëndimet e marra nuk e rrezikojnë assesi jetën e tij.

I dëshirojmë shërim të shpejtë punëtorit të lënduar dhe urojmë t'i kthehet familjes dhe kolegëve në pune.

Lajme të ngjashme