Fermeri Çeku që u sulmua nga Matoshi ia publikon me dokumente se vajza e saj u zu me drogë nga Policia e Kosovës
Fermeri Tafë Çeku ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes Adriana Matoshi, pas përplasjeve publike lidhur me zhvillimet rreth fabrikës së qumështit në Istog.
Çeku ka kundërshtuar gjuhën e përdorur nga Matoshi ndaj disa personave që kanë shprehur mbështetje për fabrikën, duke iu përgjigjur me publikimin e një dokument që, sipas tij, lidhet me një rast të raportuar më herët nga Policia e Kosovës.
Në reagimin e tij, Çeku ka publikuar dokumentin që lidhet me vajzën e Matoshit dhe një rast me substanca narkotike, ndërsa ka bërë deklarata të ashpra ndaj deputetes.
“Unë nuk e helmoj popullin tim se me gjak e kom mbrojt bashk më baben e vllaznit, ju jeni te helmuar familjarisht.” – ka shkruar Çeku.
Vet deputetja Matoshi e ka prnuar se vajza e saj u zu me drogë. Por, ajo u ankua se të tjerët po merren me “fëmijë”, ndërkohë që Kaona, ditën kur u zu me drogë nga policia, ishte në moshë madhore.
“Veç njerezit e smut, t’pagum edhe t’shitun sulmojne ne fmi.
Po, fmite edhe mujne me bo gabime, se jane fmi. Po ju jeni t’rritun, t’shitun edhe t’smut qe e sulmoni nje fmi pse ka bo nje gabim per veti.
Ajo mundet me demtu veten, por jo si kriminel qe e demtojne nje popull.
Fakti qe e sulmon nje fmi per me mbrojt nje hajn si devolli qe na ka vjedh me qindra miliona euro kallxon sa i lige je edhe ti.
Jeni t’gerditshem!” – shkroi Matoshi.