Ferizaj: I dyshuari hyn në pronë private dhe e kanos pronarin, sulmon edhe policët
Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar në Ferizaj.
Një i dyshuar dyshohet se ka kanosur viktimën teksa ka hyrë në pronë private. Ai më pas ka sulmuar edhe policët:
Njoftimi:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Ferizaj / 09.07.2024 – 19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar ka hyrë në pronën private dhe e ka kanosur atë. I dyshuari më pas ka sulmuar edhe zyrtarët policor. Lidhur me rastin tre zyrtarë policor kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.