Ferati me dyshime se Policia e Kosovës u ndihmua me coca cola "të kontrabanduara"
Trajtimi i Policisë së Kosovës në veri të vendit të cilët po qëndrojnë për shkak të situatës së krijuar nga vendosja e barrikadave, vazhdon të jetë një ndër tema kryesore në vend.
Tashmë është konfirmuar se zyrtarët policiorë kanë mbetur me dhjetra orë pa u zëvendësuar.
Ndërkohë qytetarët në veri të vendit shpeshherë kanë ofruar ushqim dhe pije për policët.
E ish-kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Fehmi Ferati ka thënë disa fjalë për ndihmën ndaj Policisë.
“Kishin ndihmuar Policinë e Kosovës me ushqim dhe coca cola...të kontrabanduara!”, ka shkruar ai.
Ndërsa KFOR-i ka konfirmuar se ka kryer transformimin e policëve të bllokuar në komunat veriore.
Ata kanë transportuar nëntë policë.
“KFOR-i është në kontakt të ngushtë me PK-në dhe për t’i përkrahur ata kemi transportuar nëntë policë të sëmurë”, thuhet ndër tjerash në përgjigjen e KFOR-it.
Edhe misioni Ii EULEX-i u ka dërguar ushqim, veshmbathje si dhe gjëra higjienike policëve në Rudnicë dhe Jarinjë.
“Me kënaqësi ju njoftoj se pas kërkesës së Policisë së Kosovës, EULEX-i më 17 dhjetor, oficerëve të Policisë së Kosovës në pikën e përbashkët të kalimit në Rudnicë/Jarinjë u dorëzoi furnizime thelbësore, duke përfshirë furnizime ushqimore, veshmbathje si dhe sende higjienike”, shkruan shefi Lars-Gunnar Wigemark në Twitter.
