Ferati: LDK-së nuk i duhen as “analizat” e VV-së, as “këshillat” e PDK-së - NACIONALE

Ferati: LDK-së nuk i duhen as “analizat” e VV-së, as “këshillat” e PDK-së

2 orë më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, i cili është edhe kryetar i Istogut, ka komentuar zhvillimet e fundit në këtë parti.

Ai ka bërë me dije LDK-së nuk i duhen as “analizat” e VV-së, as “këshillat” e PDK-së.

Në profilin e tij tij në Facebook, ai ka shkruar së LDK-s nuk i duhet as “kujdesi” i oportunistëve zgjedhorë.

“LDK-së nuk i duhen as “analizat” e VV-së, as “këshillat” e PDK-së, e as “kujdesi” i oportunistëve zgjedhorë. Të gjithë, secili në mënyrën e vet, kanë të njëjtin interes: ta shfrytëzojnë, ta dobësojnë dhe ta dëmtojnë LDK-në për llogaritë e tyre politike. E të gjithë këta pa dallim, në thelb po punojnë edhe kundër interesit të shtetit, sepse fati i LDK-së dhe fati i Kosovës ecin bashkë. LDK”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme