Ferati kundër iniciativës për shkarkimin e Abdixhikut: Qytetarët presin institucione, e jo a po organizohet një Kuvend Zgjedhor - NACIONALE

Ferati kundër iniciativës për shkarkimin e Abdixhikut: Qytetarët presin institucione, e jo a po organizohet një Kuvend Zgjedhor

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ilir Ferati, Sekretari Organizat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shprehur kundër iniciativës që po zhvillohet ende në prapavijë për thirrje të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së për zhvotimin e Lumir Abdixhikut si kryetar partie.

Ferati para gazetarëve tha se “qytetarët presin themelim të institucioneve, e jo a po organizohet ose jo një Kuvend (Zgjedhor i LDK-së)” derisa u bëri edhe thirrje edhe për “qetësi” kolegëve të tij që kërkojnë shkarkimin e Abdixhikut.

“Deri më tani nuk ka asnjë nënshkrim të deponum. Përndryshe, në momentin që ka kërkesa brenda organeve, sigurisht që me seriozitet të madh kanë me u trajtu, dhe m’u shqyrtu deri në realizimin përfundimtar të kërkesave që e plotësojnë shumicën e delegatëve. Deri më tani nuk ka nënshkrime të deponuara. Përndryshe, jemi të gatshëm me i trajtu, Kryetari Abdixhiku i ka kalu tri Kuvende, as nuk i ik procedurave, dhe është kryetar që ka kultivu demokracinë brenda partisë dhe statutare. Mbledhja e nënshkrimeve është demokratike. Mua si Sekretar i LDK-së më mbetet t’ju bëj thirrje për qetësi edhe delegatëve, edhe kryetarëve të degëve, që po deklarojnë publikusht mendimet e tyre publike, që t’i ruajnë mendimet e tyre për brenda partisë. Fundja kjo është shtëpia jonë, e përbashkët,” tha Ferati.

Lajme të ngjashme