Ferat Shala tregon si ndodhi incidenti sot në Kuvend - NACIONALE

Ferat Shala tregon si ndodhi incidenti sot në Kuvend

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhur me situatën që ka ndodhur sot në Kuvend, në FRONTAL të T7 ka qenë i ftuar deputeti Ferat Shala.

“Sot është shkelë rregullorja sepse u mohua fjala e deputetit. Me procedurë dhe rregullore lejohet sipas radhës që deputetët të marrin fjalën. Unë kam qenë i gjashti me radhës pas grupeve parlamentare dhe më është mohuar fjala në tërësi”, ka thënë ai.

“Kam insistuar disa herë por s’ka ardhë në shprehje që të marrë fjalën”, ka shtuar Shala.

“Kur ministri del dhe më drejtohet me emër dhe mbiemër dhe më citon, kam të drejtë që të dalë menjëherë që të sqarohem”, ka potencuar deputeti i PDK-së.

“Më është mohuar fjala nga mazhoranca që të mos mund të flasë sot as për raportin as për pretendimet e ministrit”, ka thënë Shala në FRONTAL.

Lajme të ngjashme