Ferat Shala me falënderim pasi fitoi edhe një mandat për deputet: Ky është nder dhe përgjegjësi - NACIONALE

Ferat Shala me falënderim pasi fitoi edhe një mandat për deputet: Ky është nder dhe përgjegjësi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ferat Shala, deputeti i PDK-së, ka falënderuar 26,241 qytetarë të Kosovës dhe diasporës për besimin e dhënë që ai të jetë në Kuvend për edhe një mandat.

Shala ka falënderuar gjithashtu aktivistët e PDK-së për angazhimin e tyre dhe ka theksuar se, edhe pse kohët mund të jenë të vështira, puna me nder dhe përgjegjësi mund të sjellë rezultate pozitive për vendin.

Postimi:

Jam jashtëzakonisht falënderues për 26,241 njerëz anekënd Kosovës, edhe në diasporë, për besimin e dhënë që të jem sërish deputet në Kuvendin e Kosovës.Ky është një nder dhe përgjegjësi, që të jem në krye të detyrës sime për të përfaqësuar interesat e popullit për një jetë më të mirë, për demokraci të shëndoshë, liri të shprehjes, ekonomi të zhvilluar, energji që prodhon dhe arsim që edukon.

Në çdo detyrë timen, e në veçanti si deputet, jam përpjekur të jap angazhim maksimal. Njëjtë do të veproj edhe në këtë mandat.

Falënderoj secilin aktivist të Partisë Demokratike që u angazhua maksimalisht në këto zgjedhje për ta forcuar partinë që përfaqëson vlerat historike për shtet, vlerat e punës, dijes dhe vizionit për të ardhmen.Falënderoj në veçanti çdo aktivist që më besoi dhe më mbështeti edhe në këto zgjedhje.

Nuk do të jetë aspak kohë e lehtë për Kosovën. Por, duke punuar me nder dhe përgjegjësi, mund të bëjmë gjëra të mira për vendin, pavarësisht pozicionit.

Lajme të ngjashme