Feraj: Tani terroristët ikin nga policia, dikur policisë ju kërkua të ikte nga terroristët - NACIONALE

Feraj: Tani terroristët ikin nga policia, dikur policisë ju kërkua të ikte nga terroristët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilltari i Kurtit, Hysamedin Feraj, i ka reaguar gazetarit Lirim Mehmetaj, i cili ka shpërndarë një video ku Kryeministri aktual, atëherë në opozitë e kritikonte Policinë.

Kurti ishte kritik ndaj policisë e policsë, duke përdorur edhe fjali si “i shkikojnë muskujt në pasqyre”. Sipas Ferajt, këta mund të jenë të njejtit policë edhe sot, por nuk është e njejta polici, sepse sipas tij, ajo tashmë ka ndryshuar me Kurtin në krye.

Feraj ka thënë se kur u vra heroi Enver Zymeri, policisë iu kërkua të ikte nga terroristët, ndërsa tash kur u vra heroi tjetër Afrim Bunjaku, terroristët po ikin nga policia.

E plotë:

Ndoshta të njëjtët policë, por jo e njëjta polici:

Tani shokut të tyre dhe heroit të saj i merret haku menjëherë e shumëfish, ndryshe nga më parë për heroin tjetër të saj, Enver Zymeri.

Tani terroristët ikin nga policia, atëherë policisë ju kërkua të ikte nga terroristët.

Tani muskujt i tregohen vërtetë, dhe armikut të vërtetë, jo më pasqyrës, siç kur nuk e linin t'ia tregonte armikut.

Lashtësia dje, dhe sot Amerika e Jugut, Afrika, Azia dhe fqinjtë "europian(ist)ë" na provojnë se udhëheqësit e korruptuar politik shfytyrojnë, e korruptojnë funksionin dhe esencën e çdo institucioni tjetër.

Policia ka qenë po kjo, potencialisht, por tani është realisht. Politika nuk ia shfytyron më as potencën, as esencën, as realitetin.

Krahasimin e ndeyshimit nga Zymeri te Bunjaku e bën secili, vetë.

(Falenderoj për videon kundërshtarët e sotëm të Albinit).

Lajme të ngjashme