Feraj spekulon: Haradinaj erdhi në Tiranë t’i kërkojë ndihmë Ramës kundër Albinit - NACIONALE

Feraj spekulon: Haradinaj erdhi në Tiranë t’i kërkojë ndihmë Ramës kundër Albinit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeminstrit Albin Kurti dhe aktivist i VV-së, ka shkruar një status, ku ka bërë një pretendim.

Në statusin e tij, Feraj shkruan se Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka shkuar në Tiranë që t’i kërkojë ndihmë Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, kundër Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.

Në shkrimin e tij, Feraj ka ironizuar, duke shkruar se Rama mund ta marrë këtë si kritike që “nuk po punon kundër sa duhet!”.

“Ramushi, kritik ndaj Ramës?

Erdhi në Tiranë t'i kërkojë ndihmë kundër Albinit, por Rama mund ta marrë këtë si kritikë se nuk po punon kundër sa duhet!” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme