Feraj shkruan për grurin: Kosova pavarësi nga Serbia, Shqipëria varësi
Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, ka shkruar në lidhje me çështjen e grurit.
Në shkrimin e tij, Feraj ka pretenduar se Kosova nuk ka më varësi nga Serbia në lidhje me bukën.
Ndërsa, sipas Feraj, Shqipëria është e varur nga Serbia.
“Kriza e bukës: Shqipëria varësi, Kosova pavarësi nga Serbia
Në mars 2022, mbas 110 vitesh pavarësi, Shqipëria u shfaq e varur për grurë (miell, bukë) nga vendimi që do të merrte Serbia. Mbas lutjes (negocimit) nga Rama, Vuçiqi bëri përjashtim nga vendimi i vet dhe e furnizoi Shqipërinë me grurë.
Në korrik 2024, mbas 24 vitesh pavarësi dhe gati 4 vitesh qeverisjeje nga LVV-Guxo, Kosova siguroi vetë gjithë grurin (miellin, bukën) për vete, tjetër pavarësi nga Serbia (apo Rusia), prej nga varet Shqipëria” – ka shkruar ai.