Feraj: Serbët e Kosovës kanë të drejtë që po revoltohen ndaj Vuçiqit
Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka komentuar një deklarim të BE-së rreth thirrjes së Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, për rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
Feraj ka shkruar se iu “thamë pra: Mos ikni!”.
Tutje, Feraj ka shkruar se serbët e Kosovës kanë të drejtë “që po revoltohen ndaj Vuçiqit”.
“Por Vuçiqi i përjashtoi nga institucionet e Kosovës, kur mendonte si i duhet, u kërkon të rikthehen kur po mendon se i duhet.
Atëherë, kush po i keqtrajton serbët e Kosovës? (Ashtu si Millosheviqi, do të thoshte opozita në Kosovë, por sigurisht nuk e thotë).
Serbët e Kosovës kanë të drejtë që po revoltohen ndaj Vuçiqit” – ka shkruar Feraj.