Feraj për sulmin e ushtarëve në Gramsh: Nuk mora vesh nëse dy rusët janë miqtë e Baton Haxhiut - NACIONALE

Feraj për sulmin e ushtarëve në Gramsh: Nuk mora vesh nëse dy rusët janë miqtë e Baton Haxhiut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari dhe njëri nga ideologët e Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, ka shkruar mbi sulmet e djeshme ndaj ushtarëve shqiptarë në Gramsh të Shqipërisë, sulm që dyshohet se e kanë kryer dy burra dhe një grua, shtetas rus e ukrainas.

Feraj, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se nuk e kuptoi ende se sulmuesit rus janë miqë të Baton Haxhiut.

Postimi i Plotë:

Nuk mora vesh nëse për dy rusët Baton Haxhiu paska thënë janë miqtë e mi, vartësit e mi, apo eprorët e mi. Ndoshta ma sqaron dikush

Në mendje më mbeti vetëm pohimi i Batonit për lidhjen tij me rusët dhe pohimi se paska lidhje me ngjarjen në fabrikën e armëve.

Mbase ka thënë janë turistë. Por nuk ka thënë pse turistët e Batonit duhet të rezistojnë menjëherë kundër rojeve zyrtare që nuk paraqesin ndaj turistëve rrezik grabitjeje, vjedhjeje etj.? As këtë nuk e kuptoj.

Lajme të ngjashme