Feraj me status të çuditshëm e kritikon Abdixhikut: S’është vazhdues i Rugovës, s’ka kauzë
Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status në të cilin ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Feraj ka shkruar se Abdixhiku nuk ka kauzë, andaj askush nuk është vrarë për kauzën e tij.
Tutje, ai ka bërë edhe një përfundim interesant, duke thënë se Abdixhiku nuk e llogaritë veten si pasaradhës i Ibrahim Rugovës, ish-kryetar i LDK-së.
Kujtojmë që dje, Abdixhiku e akuzoi Kurtin se e ka braktisur kauzat për të cilat kanë vdekur njerëz gjatë kohës së aktivitetit të LVV-së.