Feraj me status të çuditshëm, duket se e krahason Talat Xhaferin me vezirët e Perandorisë Osmane
Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një status, ku ka komentuar zgjedhjen e Talat Xhaferit në funksionin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Në statusin e tij, Feraj duket se e ka krahasuar Xhaferin me pushtimet e shqiptarëve, përfshirë atë të Perandorisë Osmane e Jugosllavisë.
Tutje, Feraj e ka quajtur Xhaferin si “Talat Aliu”, duke asocuar në Ali Ahmetin, kryetar i BDI-së.
“I vonuari Talat Xhaferi
2000 vjet në sundim, para tij i kemi dhënë perandorë Perandorisë Romake e Perandorisë Bizantine, kryeministra Perandorisë Osmane, presidentë Republikës Federative të Jugosllavisë, kryeministër Malit të Zi, e në fund kryeministër teknik Maqedonisë së Veriut.
Po të na kish pushtuar dhe pastaj sunduar disa shekuj, do t'i kishim dhënë Gjermanisë kancelar, Mbretërisë së Bashkuar mbretëreshë, SHBA-ve president....
Sa histori e lavdishme! Ka pasë edhe shekuj kur nuk na kanë sunduar përmes... "Talat Aliut"!” – shkroi ai.