Feraj me hipotezë: Duket sikur Vuçiqi e tall Macronin për injorancë
Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar një deklaratë të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, që i drejtohej Emmanuel Macronit, president i Francës.
Sipas Ferajt, Vuçiqi duket se po tallet me Macronin.
“Tall apo falenderon Makronin? Ndërsa vetë Macroni nuk di apo bën sikur?
Duket sikur Vuçiqi e tall Macronin për injorancë kur ia kujton se nga sulmi i 24 shtatorit është distancuar po atë ditë.
Ndoshta po e falenderon që nuk i kërkoi asgjë. Asgjë, sepse i kërkoi të bëj atë që e tashmë ka bërë!” – shkroi ai.