Feraj kritikon KFOR-in: Këshilla për dialog të Qeverisë me grupet kriminale, shumë e pazakontë
Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status në orët e vona të mbrëmjes. Saktësisht në orën 00:23, Feraj ka gjetur kohë të kritikojë KFOR-in, mesionin ushtarak të NATO-s në Kosovë.
Ai e ka quajtur të “pazakontë” këshillën e KFOR-it ndaj Qeverisë Kurti për të qeverisur me grupet kriminale.
“KFOR-i është mision ushtarak.
Këshilla e tij politike për dialog të qeverisë me grupet kriminale, e pakta, është shumë e pazakontë.” – shkroi ai ndër të tjera.