Feraj i del në mbrojte Mihalit: Është normale t’i drejtohen asaj
Hysamedin Feraj, aktivist i VV-së nga Shqipëria, ka arsyetuar bisedat e Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve të VV-së, me Nagip Krasniqin, ish-kryeshef i KEK-ut.
Në një shkrim, Feraj, që është edhe këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka vlerësuar se “kushdo që përfaqëson dhe zbaton programin e partisë” është normale të konsultohet me komitetet e partisë.
Tutje, Feraj e ka vlerësuar si “normale” që t’i drejtohen për konsulta Mihalit.
“Kushdo që përfaqëson dhe zbaton programin e partisë që përfaqëson është normale të konsultohet me komitetet e partisë së vet, dhe Dejona Mihali është koordinatore e komiteteve të LVV, prandaj është normale t'i drejtohen asaj” – ka shkruar Feraj.