Feraj e pranon që Kurti bën veprime për vota: A ka gjë më normale që partitë politike të bëjnë gjëra për vota? - NACIONALE

Feraj e pranon që Kurti bën veprime për vota: A ka gjë më normale që partitë politike të bëjnë gjëra për vota?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Hysamedin Feraj, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, e ka pranuar se shefi i tij bën shumë gjera për vota.

Duke reaguar ndaj kritikave të opozitës, ai ka thënë se opozita po e kritikon qeverinë pse është normale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Feraj ka shkruar se është gjë krejt normale që partitë të ndërmarrin veprime që tërheqin votën e qytetarëve.

Sipas tij, këtë qëllim e kanë pasur edhe veprimet e Qeverisë Kurti në veri.

“Opzita në Kosovë kritikon të qenit normal. Të marrim shembuj të ndryshëm ligjërimi: 1▪︎ Albini e bën këtë gjë për vota! A ka gjë më normale që partitë politike të bëjnë gjëra për vota? Partitë politike ekzistojnē për këtë, përndryshe mendojnë të vijnë në qeverisje pa u pëlqyer nga votuesit. Për vota, Albini, me një seri vendimesh e veprimesh, i ka dhënë fund qeverisjes së veriut të Kosovës nga Serbia (Vuçiq-Radojçiq); Për vota, opozita thotë se do t'i revidojë, anullojē, zhbëj këta vendime e veprime e ta kthej gjendjen siç ka qenë (ose, siç thotë Ramushi, ta kthej Radojcoqin zot shpie në veri)”, ka shkruar ai.

Ai i ka quajtur normale edhe komunikimet e Dejona Mihalit me ish-drejtorin e KEK-ut, Nagik Krasniq, të cilin i ka publikuar gazeta Nacionale.

“2▪︎ A ka gjë më normale që ministrat dhe zyrtarë të tjerë të konsultohen me partinë, gjegjësisht me komitetet e partisë, ministra dhe zyrtarë të të cilës janë dhe programin e të cilës kanë detyrë të realizojnë? Por opozita e quan jo normale konsultimin e ministrave, deputetëve, etj., me partinë, programin dhe premtimet e të cilës përfaqësojnë!”, ka shkruar Feraj.

Lajme të ngjashme