FC Ballkani del me njoftim mbi gjendjen e tifozëve pas sulmit të “Plisave” - NACIONALE

FC Ballkani del me njoftim mbi gjendjen e tifozëve pas sulmit të “Plisave”

1 vit më parë

nga NACIONALE

FC Ballkani ka dal me komunikatë zyrtare, duke treguar se gjendja e tifozëve është jashtë rrezikut për jetë.

Pak më parë u raportua se "Plisat" kanë sulmuar "Xhebrailat" derisa njëri prej tyre edhe është therur me thikë.

Mirëpo, tani Ballkani ka bërë të ditur se gjendja e tifozëve ësthë e mirë dhe që janë jashtë rrezikut për jetë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

"Te dashur tifoz,

Ju njoftojmë se pas sulmit te ndodhur para fillimit te ndeshjes nga tifozet nikoqir disa nga tifozet tanë me te zjarrt pesuan lendime serioze ne nje sulm tinzar te provokuar dhe te organizuar nga tifoz te pandergjegjshem.

Pas trajtimit ne emergjencen e QKUK fatmiresisht te gjjthë te lenduarit janë liruar per ne shtepi.

Derbit te Superliges nuk i takojne sjellje te ketilla te shemtuara dhe te rrezikshme per jeten.

Urojme qe raste te tilla mos te perseriten ne ndeshjet e tjera neper Kosove pasi mundet te pesojn edhe me keq ndonje tifoz", shkroi klubi nga Suhareka.

Lajme të ngjashme