Fazliu me akuza: Prokuroria e Gjykatës Speciale urdhat i merr nga Beogradi
Faik Fazliu, ish-anëtar i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar në lidhje me bastisjen e familjarëve të dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu dhe marrjes në pyetje të Rrustem Mustafës.
Duke folur për emisionin “Pressing” në T7, ka theksuar se Prokuroria e Specializuar është degë e prokurorisë së Serbisë.
“Unë e kam quajtu këtë Prokurori si degë të Prokurorisë së Serbisë që kur ka nisur operacionet. Unë jam i bindur që urdhërat i merr nga Prokuroria e Serbisë… Unë këtë e shoh si një lloj shantazhi, në mënyrë të tërthort të të gjithë atyre që janë kundër kësaj prokurorie” – ka thënë ai, transmeton Express.