Fazliu i ashpër me Gjykatën Specialen: Prokuroria e Speciales është degë e prokurorisë serbe - NACIONALE

Fazliu i ashpër me Gjykatën Specialen: Prokuroria e Speciales është degë e prokurorisë serbe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-anëtari i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale.

Ai ka bërë me dije se prokuroria e këaj gjykate është degë e prokurorisë serbe.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shpërndarë një video ku ish-prokurori i Gjykatës Speciale thotë se UÇK-ja ka kryer krime.

“Synimi i serbisë dhe argatve të saj ka qen i ditur prej fillimi qe ta gjykojë luften e UÇK-së ,kete e ka bërë edhe prokuroria (e cila eshtë hic me pak se një degë e prokuroris serbe )me deshmitarët e fabrikuar serbo-shqipfolsa....ky eshtë turpi i drejtësisë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme