“Faturat janë ekstremisht të fryra” – Astrit Gashi kërkon hetim ndaj KESCO-s
Analisti Astrit Gashi ka reaguar ashpër pas vlerës së faturave të këtij muaji.
Gashi ka thënë se faturat janë të fryra dhe duhet të ketë hetim ndaj KESCO-s.
Postimi:
HETIM NDAJ KESCO PER FATURAT E RRYMES!
Faturat jane ekstremisht te fryera. Ka shume mundesi qe kjo eshte bere pershkak te leximit te qellimshem mashtrues, si shembull duke bartur kilovat nga nje muaj nje tjetrin. Jo vetem ZRRE dhe Kuvendi por edhe Prokuroria e Kosoves duhet te nise urgjentisht nje hetim te KESCO, qe te zbardhet nese kishte mashtrim apo jo.
Shteti i Kosoves duhet ti mbroje qytetaret, jo investitoret qe mund te bejne mashtrime.