Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, po trajtohet në spital
Ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano, që prej më shumë se dhjetë ditësh ndodhet në gjendje të rëndë në një spital privat në Tiranë.
Në njoftimin e këtij spitali, thuhet se ish-kryeministri Nano është ‘në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator’.
“Pacienti ka disa dite i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende, me prognoze te rezervuar!”, njofton spitali.
73-vjeçari Fatos Nano, i cili u shkëput nga politika në vitin 2005, ka qenë kryeministër i vendit (1991, 1997-1998 dhe 2002-2005).