Fatos Geci nga i cili kinse u distancuan akterë të VV-së, në listë për deputet
Fatos Geci do të jetë në listë për deputet nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai një gjë të tillë e bëri të ditur me anë të një statusi në Facebook. Anipse jo shumë larg nga sot, nga ai u distancuan disa akterë të Vetëvendosjes. U distancuan në Facebook.
E plotë:
Në listën më të mirë, në mesin e më të mirëve, me besimin që ma keni dhënë, do të kandidoj në zgjedhjet që na presin.
Me vullnet të plotë, do ta vazhdojmë rrugën që e nisëm së bashku, duke qenë zëri juaj, me guxim dhe pa u dorëzuar para punëve të mëdha që na presin.
Vazhdojmë, por kësaj here edhe më shumë.
I juaji,
Fatosi