Fatos Geci i VV-së që votoi me dy duart kundër fondeve për krerët e UÇK-së në Hagë: Procesi është drejt fundit
Deputeti i VV-së, Fatos Geci, ka komentuar votën e tij kundër përkrahjes financiare për krerët e UÇK-së.
Postimi:
Sot, si anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, votova kundër kërkesës për ndarjen e 8 milionë eurove për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë.
Përveç meje, kundër votuan edhe dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (VV). Vota ime ishte shumë e rendësishme.
Arsyetimi im ishte i qartë: deri më sot, për mbrojtjen e tyre janë shpenzuar rreth 36 milionë euro nga buxheti ynë.
Së dyti, ky proces është drejt përfundimit dhe shteti ynë i ka përkrahur mjaftueshëm financiarisht. Vendimi final për të akuzuarit do të shpallet së shpejti, atëherë pse të jepen prapë mjete!!!