Faton Hajrizi rrëfehet për vrasjen e ushtarit rus në vitin 2000: Ia rrëmbeva kallashnikovin dhe e mbusha - NACIONALE

Faton Hajrizi rrëfehet për vrasjen e ushtarit rus në vitin 2000: Ia rrëmbeva kallashnikovin dhe e mbusha

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Faton Hajrizi, i cili në vitin 2000 ka vrarë një ushtar rus të KFOR-it në vitin 2002 ka rrëfyer ngjarjen për herë të parë.

Në emisionin “Frontal” të T7, ai ka treguar se si ia ka rrëmbyer armen ushtarit rus dhe më pas e ka shprehur në drejtim të tij.

E mbante armën në prehër. Ia rrëmbeva kallashnikovin. E mbusha. Ku doli ai me ma marrë kallashin, e shkrepa, e vrava”, ka thënë Hajrizi, raporton gazeta Express.

Ai ka treguar se është dorëzuar dy orë pasi ka kryer veprën.

Qysh atë ditë, menjëherë ma kanë qitë prindin jashtë dhe më kanë ngreh zhag, më kanë shti në tank dhe më kanë çu në burg të Mitrovicës”, ka treguar ai.

Në rrëfimin e tij, Hajrizi ka bërë me dije se ruset kanë tentuar ta përfshijnë në vrasje edhe ish-komandatin e Zonës Operative të Drenicës.

Sipas tij, ata kanë tentuar ta detyrojnë që ky të thotë se vrasja është kryer me urdhër të Lushtakut.

Me çdo kusht donin që unë të them që Sami Lushtaku më ka urdhëru”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme