Fatmir Limaj: Veç Ramushi po bën opozitë - NACIONALE

Fatmir Limaj: Veç Ramushi po bën opozitë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka rënditur disa kritika ndaj qeverisë Kurti, teksa e ka quajtur qeverisjen e VV-së si të dështuar dhe që sipas tij i ka fituar zgjedhjet me anë të propagandës.

Ndërkaq, duke folur për rolin e opozitës, sipas Limajt vetëm lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është duke bërë opozitë përballë Kurtit.

“Veç Ramushi po bën opozitë. Shumë më lehtë e ka (Kurti) me do tjerë se me Ramushin, edhe një mijë vjet qeverisë me do çfare janë aty" ka pohuar Limaj në Debat Plus.

Kryetari i Nismës, ka thënë poashtu se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur ta shohë se puna në qeverisje nuk është punë e tij. Sipas Limajt, Kurti bën të vetmen gjë që di të bëjë më së miri, mashtrimin.

Lajme të ngjashme