Fatlind Neziri, djali i dy bashkëluftëtarëve të Haradinajt, përfundon Akademinë Ushtarake Turke në kuadër të FSK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ndarë sot një lajm personal për nipin e tij, Fatlind Neziri, i cili ka përfunduar me sukses Akademinë Ushtarake Turke në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Haradinaj bëri të ditur se Fatlindi, djali i bashkëluftëtarëve të tij Nezirit dhe Mejremes, ka kryer gjithashtu studimet në Marrëdhënie Ndërkombëtare në kuadër të Ministrisë Turke të Mbrojtjes.