“Fasha nuk ka në Spitalin e Gjilanit”, gazetari e ballafaqon me fakte Arben Vitinë - NACIONALE

“Fasha nuk ka në Spitalin e Gjilanit”, gazetari e ballafaqon me fakte Arben Vitinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Spitalin Rajonal të Gjilanit, mungojnë mjetet më elementare për trajtimin e pacientëve.

Arbresh Salihu, gazetar nga qyteti i Gjilanit ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, një fotografi ku atij i kërkohet nga Spitali, të blejë fasha. Ai e ka ballafaquar me fakte, ministrin Arben Vitia, duke shfaqur fotografi nga “kërkesa” e Spitalit ndaj pacientit, për të blerë fasha.

“Kallxoni dikush atij ministër “Mindilit” Fasha Elastike senin elementar nuk e ke në Spitalin e Gjilanit.

Kjo më ndodhi sonte në Spitalin e Gjilanit, baza elementare nuk është!

Minister, ti ke ardh ne pushtet me bo ma mirë, për ma keq s’ka ku shkon. Neglizhenca ndaj shëndetësisë vazhdon prej krejt qeverive, s’ka mungon baza elementare e medikamenteve!

Vlen te ceket sjellja shembullore e mjekeve dhe motrave, por kushtet në të cilat ata po punojnë janë mizere!”- ka shkruar ai.

Ndryshe Qeveria Kurti kishte premtuar përmirësimin e gjendjes në shëndetësi. Për këtë ministër ishte emruar Arben Vitia, por i njejti ia mësyu për të parin e Prishtinës, garë kjo që s’doli të jetë e suksesshme. Ndërkohë ministër ishte Rifat Latifi. Latifi u dorëhoq, për t’u kthyer prapë Vitia.

Lajme të ngjashme