Faqja e ish-presidentit Thaçi në “Facebook” është kthyer
Pas gati dy jave, faqja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në “Facebook” është kthyer.
Lajmin për gazetën Nacionale e ka konfirmuar ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami.
Për rikthimin e faqes, ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë punua në këtë drejtim.
“Po, faqja e Presidentit Thaçi në Facebook është kthyer. Jemi mirënjohës për të gjithë që kanë ndihmuar në rikthimin e faqes, në veçanti Policinë e Kosovës”, ka thënë Behrami.
Pas hakimit faqes i ishte ndryshuar emri. Kurse, sot faqja ka ndryshuar serish emrin.

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, faqja i ishte hakuar më 2 prill.
Kjo kishte ndodhur pikërisht në ditën që mbahej “Marshi për Drejtësi”, i cili ishte solidarizim me krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.