Familjari i një pacienti kërcënon shefin e Mjekimit Intensiv në QKUK - NACIONALE

Familjari i një pacienti kërcënon shefin e Mjekimit Intensiv në QKUK

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës sotme, një familjar i një pacienti të shtrirë në njësinë e Mjekimit Intensiv ka kërcënuar shefin e kësaj njësie, Dr. Shaqir Uka.

ShSKUK e dhe Klinika e Anestezionit e Mjekimit Intensiv Qendror e kanë dënuar këtë akt, duke u bërë thirrje organeve të drejtësisë që të ndërmarrin veprimet e nevojshme.

Në njoftimin e tyre, më tej thuhet se puna në këtë njësi është nën presion dhe kanosje të tilla e vështirësojnë edhe më shumë punën e pozitën e personelit.

Lajme të ngjashme