Familjarët e dërgojnë në emergjencë të Ferizajt 75-vjeçarin i cili vdes aty, intervistohen nga policia - NACIONALE

Familjarët e dërgojnë në emergjencë të Ferizajt 75-vjeçarin i cili vdes aty, intervistohen nga policia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person 75-vjeçar ka vdekur në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Policia njofton se personi me iniciale I.A, është sjell në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore nga familjarët e tij.

Pas tretmanit mjekësor, mjekët kanë konstatuar se i njëjti ka vdekur.

Sipas versionit të familjarëve, viktima është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në shtëpinë e tyre.

“Me datën 10.07.2022 rreth 21:16 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku një person me inicialet I.A i moshës 75-vjeçar, është sjell në gjendje jo të mirë shëndetësore nga familjarët e tij. Më pas, mjekët kujdestarë pas tretmanit mjekësor, kanë konstatuar se i njëjti ka vdekur (vdekje natyrale). Lidhur me këtë ngjarje, policia, hetuesit nga stacioni Shtërpcë, i kanë kontaktuar familjarët e viktimës dhe dëshmitarët dhe kanë dalë edhe në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në shtëpinë e tyre. Në lidhje me këtë është informuar edhe prokurori nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe me vendim të tij iniciuar shënim zyrtar”, tha Veseli për Express.