Familjarët e Aliut dhe Bislimit anëtarë të Bordit të KOSTT-it, Krasniqi: Albin Kurti, a je kryeministër apo ke dezertu?
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka ironizuar me votimin e sotëm të Kuvendit për ta zgjedhur Lumnije Zekën, bashkëshorten e Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu dhe Gëzim Tosunin, nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it.
Ajo ka rikujtuar deklaratën e famshëm të kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se kur të bohet dikush ministër, në qeveria duhet të shkoi vetëm ai.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo e ka pyetur Kurtin, nëse është ende kryeministër.
“‘Kur të bohet dikush ministër a deputet duhet me shku veq ai person, e jo me shku me krejt fisin aty" deklaronte me cinizëm Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore. Vetëm ditët e fundit u punësuan: Gruaja e Liburn Aliut, Nipi i Besnik Bislimit, Çika e Shpejtim Bulliqit. Albin Kurti a je Kryeministër apo ke dezertu? Ndryshimi po vjen, me 9 shkurt”, ka shkruar Krasniqi.