Familja e Faton Hajrizit autorizon avokat Kocin për tërheqjen e trupit nga Serbia - NACIONALE

Familja e Faton Hajrizit autorizon avokat Kocin për tërheqjen e trupit nga Serbia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Arianit Koci ka thënë se është autorizuar nga familja e Faton Hajrizit për tërheqjen e trupit të tij nga Serbia.

Në një deklaratë për portalin “Koha”, ai ka thënë se nëna e të ndjerit i ka dhënë autorizimin dhe se ka nisur kontaktet me autoritetet në Beograd dhe shefin e zyrës së Kosovës, Jetish Jashari.

“Unë sot jam takuar më nënën e Fatonit të ndjerë, ma ka dhënë autorizimin, ishte së bashku me vëllain e vogël në zyre tek unë. Kam filluar menjëherë kontaktet me autoritetet në Beograd, të njëjtën kohë jam në koordinim edhe me shefin e Zyrës së Kosovës në Beograd, ambasadorin Jetish Jashari. Deri tash disa punë i kemi kryer, sot kam kontaktuar edhe me Institutin e Mjekësisë Ligjore atje, ende nuk e kemi identifikuar se ku është trupi i të ndjerit. Na dhanë si opsion Beograd, Shid ose Novi Sad, posa ta marrë vesh këtë informacion unë do të nisem, shpresoj se nesër apo më së largu pasnesër dhe pastaj vazhdojmë tutje me procedura. Të gjitha dokumentet e nevojshme i kam dhe vazhdoj tutje.” – citohet se ka thënë ai.

Në fund, ai ka thënë se “nuk pret që brenda ditës të kryejnë punë”.

Lajme të ngjashme