Falsifikimi i votave në Suharekë, Prokuroria nis hetime - NACIONALE

Falsifikimi i votave në Suharekë, Prokuroria nis hetime

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë, me autorizim të Kryeprokurorit Petrit Kryeziu, ka iniciuar hetime me vetiniciativë.

Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria Themelore në Prizren është duke ndërmarrë veprime hetimore në Komunën e Suharekës. Hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale të parapara në Kapitullin XVIII të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), që ndërlidhen me shkeljen e të drejtave të votimit.

Duke marrë parasysh interesimin e opinionit publik dhe mediave, Prokuroria njofton se gjatë ditës do të lëshohet një komunikatë shtesë pas intervistimit të të dyshuarve.

Lajme të ngjashme