“Faleminderit Mërgatë”, MPJD organizon festë më 12 korrik në Prishtinë - NACIONALE

“Faleminderit Mërgatë”, MPJD organizon festë më 12 korrik në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ministria që ajo udhëheq, do të organizoj festë në Prishtinë më datë 12 korrik, nga ora 18:00 deri në orën 23:00.

Kjo në shenjë falënderimi për kontributin e mërgatës në çlirimin e Kosovës.

E plotë:

Faleminderit Mërgatë!

Më 12 Korrik, nga ora 18:00 deri në 23:00, në Prishtinë, MPJD organizon festë madhështore në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm të mërgatës sonë në çlirimin e Kosovës.

Ju mirëpresim!

Lajme të ngjashme