Evropiani 2027 për U21, Basha me kritika ta ashpra për Shqipërinë: E turpshme, tërhiquni
Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka kritikuar ashpër Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila ka aplikuar me Federatën e Serbisë për organizimin e Evropianit 2027 për U21.
Ai ka vlerësuar se ky veprim është një turp për Federatën Shqiptare të Futbollit.
Basha ka rikujtuar thirrjet antishqiptare të tifozëve serbë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Basha ka kërkuar që Shqipëria te tërhiqet nga ky aplikim dhe të kërkoj falje.
“Dëgjova se Federata Shqiptare paska apliku me Federatën e Serbisë për organizimin e Evropianit 2027 për U21! E turpshme! Duhet me ditë federata shqiptare që motoja kryesore e fansave te Zvezdës e Partizanit (por edhe fansave të Serbisë) është “Kosova je Serbija” dhe ubij shiptari” (vriti shqiptarët). Pra nuk kërkojnë me na vra veç neve n’Kosovë, por SHQIPTARËT, pa dallim vendit ku jetojnë! Tërhiquni dhe kërkoni falje!”, ka shkruar Basha.