Eurogol nga Koulibaly, Chelsea në epërsi ndaj Tottenhamit
Chelsea ka kaluar në epërsi ndaj rivalit lokal Tottenham, në derbin e sotëm të Premierligës.
Ishte qendërmbrojtësi Kalidou Koulibaly që realizoi një eurogol nga distanca duke e lënë të shtangur portierin Hugo Lloris.
Pas një harkimi të Marc Cucurellas nga këndi, senegalezi realizoi me vollej duke mos i dhënë asnjë shans francezit.